Ballina Lajme nacionale Kurti reagon pas deklaratës së SHBA-së për shkëmbimin e territoreve dhe taksën

Kurti reagon pas deklaratës së SHBA-së për shkëmbimin e territoreve dhe taksën

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qeveria në detyrë e Kosovës reagoi pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë, që informuan se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbim territoresh me Serbinë.

----

Në deklaratë thuhet se sërish, presidenti Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksanar Vuçiç mbeten kërcënim për vendin.

Reagimi vjen pas deklaratës së përbashkët nga dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, si rikonfirmim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë pranë popullit të Kosovës, dhe se ato mbështesin angazhimin e institucioneve tona shëndetësore për tejkalimin e situatës me COVID-19.

“Kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim, dhe që nga gushti i vitit 2018, ato janë përsëritur nga dy presidentët të cilët kanë vendosur lidhje të shkurtër me njëri-tjetrin pa ndërmjetësim ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket taksës, thuhet se me heqjen e tarifës për lëndën e parë është bërë një hap i rëndësishëm, ndërsa dialogu thuhet se duhet të udhëhiqet nga Qeveria.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjelltë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon”.

 

----- ----