Ballina Lajme nacionale Kurti për qeverinë e re: Po na bëhet padrejtësi e dyfishtë, i...

Kurti për qeverinë e re: Po na bëhet padrejtësi e dyfishtë, i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

35
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, deklaroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kur të krijohet qeveria e re, nga një koalicion i LDK-së me partitë tjera të vendit.

“Të shohim dokumentet zyrtare me tekst e nënshkrime poshtë. Pastaj do të japim vlerësimet tona”, tha Kurti në konferencën e mbajtur para objektit të qeverisë, duke shtuar “Në vitin 2014 ne kemi konsideruar se shumica parlamentare krijohet në Kuvendin e Republikës, mirëpo pati një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e definoi shumicën si shumicë absolute dhe si shumicë relative, që i pari në garë përben shumicën relative. Ne ishim kritikë atëherë, por e kemi pranuar vendimin. Atëherë e akuzuan VV-në se nuk po e pranon të parin në garë. Në vitet në vijim, 2015 e tutje, ne patëm pranuar këtë aktgjykim. Dhe tash dolëm të parët në garë dhe po na thonë hajde të kthehemi në vitin 2014. Pra ndryshuan rregullat e lojës. Po na bëjnë padrejtësi të dyfishtë, edhe më 2014 edhe tani”, tha Kurti.

Ai shprehet se nëse qeveria e re bëhet, atëherë ajo do të jetë e varur nga Lista Serbe.

“Presidenti me kalimin e kompetencave të tij po tenton të krijojë një vullnet politikë. Nga pavarësia, ne kishim një qeveri që nuk varej as prej PAN-it e as prej Listës serbe. Tash do të jetë e varur prej të dyjave. Pra nga një qeveri e pavarur në një me varësi të dyfishtë”.

-----