Ballina Lajme nacionale Kurti për Kushtetuesen: Pres që ta interpretojë Kushtetutën, jo ta shkruajë atë!

Kurti për Kushtetuesen: Pres që ta interpretojë Kushtetutën, jo ta shkruajë atë!

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë intepretimin e Kushtetutës dhe jo shkrimin e saj. Kurti iu referua ceshtjes që ka dërguar Lëvizja e tij Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar kushtetushmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit si të mandatuar për formimin e Qeverisë së re.

----

Kurti i bëri komentet gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku u takua me personelin mjekësor dhe vullnetarët që kanë menaxhuar karantinën gjatë pandemisë së koronavirusit. “As presidenti, as kryeministri, as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën. Ne duhet ta respektojmë dhe zbatojmë atë, ndërsa Gjykata Kushtetuese duhet ta interpretojë.

Ndryshimet e  Kushtetutës, plotësimi dhe shkrimi i saj mund të bëhen vetëm me amandamente parlamentare në Kuvendin e Republikës”, u shpreh ai. Kuvendi i Kosovës e miratoi në 25 mars mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i cili u iniciua partnerja e vet në koalicionin qeverisës, LDK-ja, pasi shefi i ekzekutivit shkarkoi një prej ministrave të saj. Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri në 29 maj dekretin e Thacit, kohë kur pritet të dalë me një vendim mbi ligjshmërinë e tij.

----- ----