Ballina Lajme nacionale Kurti optimist, shpreson që me LDK-në të pajtohen edhe me ndarjen e...

Kurti optimist, shpreson që me LDK-në të pajtohen edhe me ndarjen e ministrive

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot, pritet të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës mes LDK-VV-së.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para nënshrkimit të marrëveshjes me LDK-në.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Para fillimit të takimit me Isa Mustafën, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se qeverisja e ardhshme do t’i ketë 12 ministri, raporton lajmi.

Kurti po ashtu ka thënë se shpreson që me LDK-në të dakordohen për ministritë ashtu siç janë marrë vesh për programin qeverisës.

“Sot do ti vazhdojmë bisedimet në të cilin unë si kryeministër do ti kem 12 ministri. Këto bisedime do ti kem me kreun e LDK Isa Mustafën. Shpresoj se ashtu siç jem marr vesh për programin qeverisës të merremi vesh edhe për ministritë. Këto bisedime do të fillojnë tash dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme dhe më pas do t’ju njoftojmë. Marrëveshja është marrëveshje midis dy palëve kështu që nuk mund të flas pa qenë pala tjetër”, deklaroi Kurti.

---- ----
----
-----
-----