Ballina Lajme nacionale Kurti: Nuk po dorëzohem, po më rrëzojnë nga posti i kryeministrit

Kurti: Nuk po dorëzohem, po më rrëzojnë nga posti i kryeministrit

47
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai nuk po dorëzohet nga posti që mban, por po e rrëzojnë. Reagimi i tij erdhi në seancën për mocionin e mosbesimit për qeverinë.

“U tha po dorëzohemi, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje nuk ka këtu, është në dorën tuaj nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. Po, kam qëndruar afër dy orë me presidentin, por edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë të tjera. Çka është obligim si kryeministër unë qëndroj, kam qëndruar 4 minuta si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por u bë mirë që shkova aty e mësova të vërtetën”, tha Kurti.

Në lidhje me faktin se nuk ekzistojnë incizimet nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të mbajtur më 17 mars, Kurti tha se kjo është dëshmi se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, por jo edhe qeveria.

“Te kjo puna e konsultimit, më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe tash po më njoftojnë se hard-disku s’e paska regjistru transkriptën fare. Pse po ndodh kjo, kjo po ndodh sepse Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur. Ka ndryshuar vetëm Qeveria, jo prokuroria, gjyqësia, shëndetësia e as ekonomia, veç kjo qeveria ka ndryshu e edhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni”, u shpreh ai.

-----