Ballina Lajme nacionale Kurti nuk e pret mirë lajmin se një tjetër shtet tërheq njohjen...

Kurti nuk e pret mirë lajmin se një tjetër shtet tërheq njohjen e pavarësisë, Vuçiç: SHBA nuk na ka kërkuar gjë

156
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pritur aspak mirë lajmin se një tjetër shtet afrikan e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës. Kryeministri kosovar shkroi në Facebook se shteti serb, vullnetit të mirë të Kosovës për heqjen e pjesshme të taksës, po i përgjigjet me shtimin e fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai këtë gjë nuk e pranon dhe i bën thirrje Serbisë që të ndalë këtë ofensivë.

“I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, shkroi Kurti.

Ai shtoi se Kosova ka treguar që ka vullnet për marrëdhënie normale dhe korrekte me Serbinë.

“Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet. Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj”.

Nga SHBA dhe BE-ja janë shtuar përpjekjet për dialog mes dy shteteve dhe kërkesë parësore ishte heqja e taksës. Por fakti që Serbia nuk po ndal fushatën e çnjohjeve, krijon të tjera probleme

Në lidhje me këtë, kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk ka pasur kërkesë nga SHBA për ndaljen e fushatës.

Pas vizitës atje, kreu i shtetit serb ka thënë se SHBA-të nuk janë duke kërkuar që Serbia të ndal fushatën e çnjohjeve për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po kërkojnë ndonjë koncesion nga Serbia si shkëmbim për heqjen taksës nga Prishtina”, tha Vuçiç.

 

---- ----
----
-----
-----