
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se nuk ndikohet nga presionet e SHBA-së, që e ka paralajmëruar se nëse nuk e heq taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake plotësisht, ndaj Kosovës do të aplikohen sanksione të përkohshme.
Kreu i qeverisë shkroi një opinion për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku i dërgoi një mesazh ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Gazetari i “FAZ”, Michel Martens dha një detaj nga qëndrimi i Kurtit. .
“Marrëveshjet që për bazë e kanë presionin dhe kërcënimet nuk vlejnë as sa letrat në të cilat i vëmë nënshkrimet tona”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.
Reagimi i Kurtit vjen pas përplasjes që ka pasur me të dërgurain special të Donald Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, rreth taksës.