Ballina Lajme nacionale Kurti: Mos e politizoni dhurimin e testeve nga Serbia, ne nuk diskriminojmë

Kurti: Mos e politizoni dhurimin e testeve nga Serbia, ne nuk diskriminojmë

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mendon se dhurimi i testeve për COVID-19 nga Serbia nuk duhet që të politizohet.

----

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të vendosin se si t’i përdorin të gjitha testet në dispozicion të Kosovës.

“Ne nuk po bëjmë diskriminim dhe jam i bindur që nëse Kosova do të refuzonte të pranonte këto teste, do të akuzohej për sjellje joracionale dhe politizim të një gjesti i cili nuk është i tillë. Pra, nuk duhet të pranohet si politik dhe nuk duhet t’iu ndihmojmë atyre që dhuruan 1 mijë teste për qëllime politike”, tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të madh rajonal në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar qeverinë për pranimin e kësaj ndihme nga Serbia, duke e akuzuar atë që i lejoi Serbisë një promovim të mirë në botë.

----- ----