Ballina Lajme nacionale Kurti, letër Thaçit: Të pres në takim, ja oraret e mia të...

Kurti, letër Thaçit: Të pres në takim, ja oraret e mia të lira

60
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçin ku e fton këtë të fundit në takim për ditën e mërkurë.

Thaçi pati një takim në SHBA me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën. Pas këtij takimi i njëjti kërkoi që të raportonte në Kuvendin e Kosovës për takimin dhe mbarëvajtjen e saj.

Po ashtu, Kurti disa ditë më herët publikoi një marrëveshje të Thacit me NATO’n, ku nëkohën sa ishte kryeministër, Thaci kishte nënshkruar një marrëveshje për mos shkuarje të FSK’së në veri të Kosovës.

Kurti kërkoi një takim me presidentin që të sqaroheshin rreth këtij dokumenti. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës letër ka kërkuar nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme”, thuhet në letrën zyrtare.

“Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë”.

---- ---- ----
-----