Ballina Lajme nacionale Kurti: Kosovën do ta bëjë shtet social

Kurti: Kosovën do ta bëjë shtet social

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zgjedhjet në vendin tonë do të mbahen me 6 shtator.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot një takim me qytetarët e Prishtinës.

Ai në këtë takim ka theksuar se nëse vjen në krye të qeverisë do të angazhohet në luftën kundër korrupsionit të lartë e madje do ta bëjë Kosovën shtet social.

“Ndër prioritetet tona e theksojmë luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar që ka shkaktuar viktima të paqes dhe ka pamundësuar investime në ekonomi dhe punësimin e të rinjve. Na nevojitet Vettingu në prokurori, gjyqësi, polici dhe inteligjencë. Në prioritete tona e theksojmë edhe lidhjen midis ekonomisë dhe arsimit. Kemi mbi 20 mijë vajza e djem që kanë mbaruar universitetin dhe nuk gjejnë askund punë” theksoi ai.

Kurti ka thënë se shtesat për fëmijë, sigurimi shëndetësor dhe rritja e numrit të inspektorëve do ta bëjnë Kosovën shtet social, për të cilën do të angazhohet qeveria që ai do ta udhëhiqte.

“Gjithashtu nga shtesat për fëmijë, sigurimi shëndetësor, pesëfishimi i inspektorëve të punës… Do të angazhohemi që shteti ynë të jetë shtet social. Ta ketë karakterin universal dhe solidar” tha ai duke shtuar se “Prioritetet tona janë që të bëjmë hov drejt integrimeve evropiane ku kemi pasur ngecje”.

Albin Kurti është kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo me ideologji të majtë politike.

---- ----
----
----- ----
-----