Ballina Lajme nacionale Kurti komenton paktin e ri politik kundër tij: Thaçi nuk është i...

Kurti komenton paktin e ri politik kundër tij: Thaçi nuk është i kënaqur kërkon…

59
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar aspiratat e ish-zëvendësit të tij, Avdullah Hoti, për t’ia zënë vendin e tij.
Ai tha se ai ka qenë destruktiv gjatë bashkëpunimit me të dhe tha se presidenti Hashim Thaçi po e do një kryeministër që s’mundi ta gjejë tek ai, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të komentoj dëshirat e të gjithë njerëzve për dëshira dhe posta, por për ish-zëvendësin tim që u shkarkua me 25 mars mund të them se gjatë qeverisjes tonë ka qenë destruktiv dhe thua se e kishte një kovë me zall në krye që t’ua hedhë rrotave të qeverisë më të mirë të pasluftës dhe të na ngadalësojë ecjen tonë”.

“As në 10 njerëzit më të votuar nuk është. Pra, nuk bëhet fjalë për demokraci, por për legjitimitet. Bëhet fjalë për dëshirën e presidentit që të ketë një kryeministër tjetër të dobët. Meqë presidenti i Kosovës dëshiron të jetë më shumë se presidentin atij i nevojitet një kryeministër që është më pak se kryeministër”.
“Ai do kryeministër të dobët që ia mbanë isën në intencën për ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me mua nuk e bëri dot, prandaj u zmbraps. Shkoi në Washington u kthye pa marrëveshje. Erdhi këtu në Këshillin e Sigurisë iku pa vendim. Pra, presidenti është zmbraps me këtë Qeveri dhe me të drejtë”.

Kurti tha se presidenti Thaçi nuk është i kënaqur me kompetencat dhe dëshiron më shumë. Për këtë ai i bëri thirrje që të del në zgjedhje dhe të diskutojë për çështjet e vendit.
“Nëse është kështu le të japë dorëheqje dhe të del në zgjedhje. Nëse do më shumë kompetenca le të garon për kryeministër, por jo ta keqpërdorë pozitën e presidentit dhe mandatin kushtetues”.

-----