Ballina Lajme nacionale Kurti i “shtrin dorën” Thaçit, bashkëpunim në politiken e jashtme

Kurti i “shtrin dorën” Thaçit, bashkëpunim në politiken e jashtme

51
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi koordinim me presidentin Hashim Thaçi për politikën e jashtme të Kosovës.

Thaçi është i bindur, se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti.

Disa herë përmes “Twitter”-it në fundjavën që shkoi, Richard Grenell i kërkoi palës kosovare që ta heqin tarifën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut. Një vlerësim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai lëvdon ndërmjetësin Grenell për angazhimin e tij, e shpërndau në “Twitter” vetë presidenti amerikan, Donald Trump.

Për Thaçin, të gjitha këto lëvizje dëshmojnë se Trump, po tregon vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, jam besimplotë, se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka presidenti kosovar.

Vetë Kurti deklaroi se është urgjente që të  kenë një politikë të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, ka thënë ai.

Kurti tashmë e ka konfirmuar se do ta heqë tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë.

---- ----
----
-----
-----