Ballina Lajme nacionale Kurti i kërkon një opinion Komisionit të Venecias për Hashim Thaçin

Kurti i kërkon një opinion Komisionit të Venecias për Hashim Thaçin

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion  për kompetencat e presidentit të vendit në lidhje me shpërndarjen e kuvendit dhe kompetencat e tij për dhënien e mandatit për kryeministër të vendit.

Zyra e Kryeministrit njoftoi në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, se një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese.

----

“Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

----- ----