Ballina Lajme nacionale Kurti i kërkon Kushtetueses ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit për kryeministrin...

Kurti i kërkon Kushtetueses ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit për kryeministrin e ri

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi sot në Gjykatë Kushtetuese komentet lidhur me dekretin për të mandatarin nga presidenti Hashim Thaçi.

----

“Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill. Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga qeveria kanë deklaruar se janë duke i kryer me sukses detyrat kushtetuese. Por sot, komentet në Gjykatë Kushtetuese i kanë dorëzuar edhe presidenca e LDK-ja.

----- ----