Ballina Lajme nacionale Kurti: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kurti: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë

12
SHPËRNDAJE

Mohimi i masakrës së Reçakut nga Presidenti i Serbisë nxiti reagime të shumta në Kosovë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklarimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili tha se masakra e Reçakut është trillim.

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore pa pranuar krime të së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuciq të fillojë të merret me të”, ka shkruar Albin Kurti në “Twitter”.

Vetëvendosje, partia e udhëhequr nga Kurti ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ndërsa tani po zhvillon bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicionin qeverisës.

Si kandidat për kryeministër, Kurti ka paralajmëruar që do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi.

Dje gjatë ditës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se masakra e Reçakut është shpikur nga Walker.