Ballina Lajme nacionale Kurti flet pas votimit: Sot është ditë e veçantë, le të votojmë...

Kurti flet pas votimit: Sot është ditë e veçantë, le të votojmë e le të festojmë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kurti thotë se sot është ditë e veçantë, le të votojmë e le të festojmë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh ka votuar në objektet e Fakultetit Juridik.

Më pas iu është drejtuar gazetarëve, duke thënë se sot është një ditë e veçantë, pasi sipas tij sovrani do t’ua japë përgjigjet të gjithë politikanëve e partive politike

“Sot është një ditë fort e veçant. Të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli si burim i sovranitet”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Express.

Kurti thotë se sot të gjithë janë të barabartë, dhe ka bërë thirrje që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Sot s’ka rendësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati a qyteti. A ke mbaruar shkollim te lartë a jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

---- ----
-----