Ballina Lajme nacionale Kurti darkon me kundërshtarët më të fortë të Ramës

Kurti darkon me kundërshtarët më të fortë të Ramës

35
SHPËRNDAJE

Kurti në Tiranë.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, po qëndron aktualisht në Shqipëri.

Në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, Albin Kurti ka takuar të premten kryeministrin e atjeshëm, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për disa orë.

E, një ditë më vonë, Kurti ka darkuar në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të njeriut që e priti dje në kryeministrinë e Shqipërisë.

Ai është parë në një fotografi bashkë me Armand Shkullakun, me Andi Bushatin dhe me Fatos Lubonjën.

E përpos tyre, të pranishëm në tavolinë kanë qenë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes në Shqipëri.

-----