Ballina Lajme nacionale Kurti akuzon Thaçin: Ti nuk je neutral, ja përse ke interes politik

Kurti akuzon Thaçin: Ti nuk je neutral, ja përse ke interes politik

83
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se nuk është neutral. Reagimi i ti vjen pasi kreu i shtetit kosovar ka kërkuar nga VV-ja emrin e kandidatit të ri për të formuar qeverinë pas votimit të mocionit me 25 mars.

Kurti pretendon se presidenti po anashkalon një nen në Kushtetutë rreth situatës pas votimit të mocionit.

‘’Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë’’, shkroi Kurti në Facebook duke shtuar “Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi duan të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!’’, shton ai duke thënë se presidenti nuk po tregohet neutral, ashtu si e përcakton rolin e tij institucional Kushtetuta e vendit.”

Kryeministri në detyrë shtoi se do t’i përgjigjen presidentit në një moment të përshtatshëm.

‘’Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.’’.

-----