Ballina Lajme nacionale Kurit uron Bajramin: S’jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që...

Kurit uron Bajramin: S’jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve

10
SHPËRNDAJE

Myslimanët në mbarë botën po e festojnë Kurban Bajramin.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”.

“Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!” ka shkruar Kurti.

-----