Ballina Lajme Bota/Rajoni Kur të tradhëton kamera/ Turpërohet biznesmeni, ishte në lidhje live me presidentin...

Kur të tradhëton kamera/ Turpërohet biznesmeni, ishte në lidhje live me presidentin (VIDEO)

106
SHPËRNDAJE

Një video e një biznesmeni brazilian po bën xhiron e rrjetit pasi gjatë kohës që ishte në dush kishte harruar hapur kamerën e kompjuterit. Ndërkohë në kompjuter po zhvillohej një video-konferencë në aplikacionin “Zoom”.

Konferenca ishte organizuar nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro dhe Paulo Skaf, presidenti i Federatës së Industritë të Shtetit të Sao Paulo-s. Kanë qenë kolegët ata që kanë kapur një screenshot ku zyrtari shfaqet i mbuluar nga shkuma, ndërsa presidenti është detyruar të ndërpresë fjalën në momentin kur e ka kuptuar se çfarë po ndodhte.

“Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë, fatkeqësisht,”- u shpreh ai. Kujtojmë se Bolsonaro është vënë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit deri më tani pasi Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine. Zbulohet përqindja e bankës për kreditë e biznesit, Qeveria merr përsipër riskun e garancisë sovrane.

-----