Ballina Arti Kur Ricciotti Garibaldi, djali i Giuseppe Garibaldit, kërkonte t’u vinte në ndihmë...

Kur Ricciotti Garibaldi, djali i Giuseppe Garibaldit, kërkonte t’u vinte në ndihmë kryengritësve shqiptarë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Aurenc Bebja

“Le Monde illustré” ka botuar, me 7 janar 1911, në faqen n°328, një shkrim në lidhje me ndihmën që gjenerali Ricciotti Garibaldi dëshironte t’u ofronte asokohe kryengritësve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjenerali Ricciotti Garibaldi sapo ka formuar një grup vullnetarësh me të cilët ka vendosur — duke ndjekur traditën e familjes së tij — për të shkuar dhe për t’u ofruar ndihmë kryengritësve shqiptarë.

Ne e dimë që Shqipëria është aktualisht në mes të një kryengritjeje kundër qeverisë së Kostandinopojës; madje duket, përkundër qetësimeve zyrtare, se kryengritësit kanë arritur suksese të rëndësishme kundër trupave të rregullta, në çdo rast ato mbahen nën kontroll dhe paqësimi që na u njoftua si i afërt para disa muajsh ende nuk është një çështje e mbyllur.

---- ----
----
-----
-----