Ballina Lajme nacionale “Kur njerëzit bëjnë plane për ta futur apo nxjerrë”, Dako flet për...

“Kur njerëzit bëjnë plane për ta futur apo nxjerrë”, Dako flet për puç me përgjimet?!

30
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi të enjten se është I shqetësuar për përgjimet, por nuk mban përgjegjësi.

“ Nuk po thëm se nuk jam i pashqetësuar. Jam I shqetësuar kur përmendet emri im, por unë nuk mbaj përgjegjësi as ligjore dhe as morale. Kur njerëzit bëjnë plane për ta futur apo nxjerrë, unë marr përsipër që në fushatë të mos vidhen vota. Të dalë një militant që thotë se është kërcënuar”, tha Dako

Ai mohoi që të jenë kërcënuar votuesit nga Avdylajt.

“Pse ai e ka emëruar Ndraxhin deputet? Procesi i zgjedhjes së deputetëve fillon që në vitin 2013 me Ndraxhin të cilit i kemi kërkuar të jetë deputet i PS, nuk ka pranuar. Në 2015 i kemi kërkuar të jetë kryetar i Bashkisë së Shijakut. Nuk ka pranuar. Në vitin 2016, një miku im i ngushtë ka ardhur dhe më ka thënë kam biseduar me Ilir Ndraxhin dhe ka ndryshuar mendjen. Dhe kam qenë unë bashkë me mikun tim të cilin ja kemi prezantuar edhe kryetarit të partisë Edi Rama. Kur u vendos deputeti mori dhenë. Deputeti i Shijakut në këtë kohë ka qenë Blendi Klosi, i cili mori detyrë tjetër, për të drejtuar qarkun e Beratit”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit.

“Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë thonë njerëzit, nëse njerëzit jashtë prezencës sime dhe bëjnë plane për të ma futur apo për të ma nxjerrë… Unë marr përsipër që në fushatën elektorale të mos ketë vjedhje votash, të mos ketë blerje votash e të mos ketë kërcënime. Të më dalë një kandidat, Agron Duka që të më thotë se kanë kërcënuar një votues”, tha Dako më tej.

 

-----