Ballina Sport Kur Liga e Futbollit çon Kategorinë Superiore për “skrap”, ofertat nisin nga...

Kur Liga e Futbollit çon Kategorinë Superiore për “skrap”, ofertat nisin nga 10 milionë lekë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futbolli shqiptar vazhdon të jetë në bojkot, me iniciativën e presidentëve të Superiores. Ndërkohë Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj.

Pra, po kërkon financa, në kushtet e një krize shkaktuar nga koronavirusi. Për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të gëzojë reputacion të rëndësishëm dhe për çdo informacion, Liga Profesioniste lë si pika kontakti adresën e saj.

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021, me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë.

Njoftimi:

“Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Çdo kompani e interesuar duhet të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Për informacion më të hollësishëm mund të na shkruani në adresën ligaprofesioniste@gmail.com.

 

---- ---- ----
-----