Ballina Showbiz Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, miliarderja zbulon si i është...

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, miliarderja zbulon si i është grisur fustani në eventin e rëndësishëm (FOTO)

99
SHPËRNDAJE

Tashmë të gjithë e dine se Kylie Jenner është një profesioniste e vërtetë e mediave sociale.

Duket qartë se 22-vjeçarja tashmë i njeh të gjitha hilet dhe truket për realizimin e imazheve perfekte. Miliarderja i kushton vëmendje çdo detaji.

Por duket se ka raste që gjërat jo gjitmonë shkojnë ashtu siç ajo dëshiron. Kylie ka vendosur që të tregojë një rast kur fustani i saj ka patur problem.

Së fundmi Kylie ka zbuluar se çfarë ka bërë për të veshur një nga fustanet më të bukur të saj dhe me të vërtetë u habitëm.

Ajo thotë se teksa po vishte fuatanin e saj të zi, të ngushtë për një dalje të rëndësishme, e ka grisur dhe ajo gjeti zgjidhjen perfekte!

Për të mos e lënë pa veshur, ajo ka shtuar një zinxhir në pjesën anësore dhe duket kaq bukur!

“Fakt qesharak: Ky fustan nuk ishte supozuar të kishte një zinxhir, por une e shqyeva teksa isha duke u shtrydhur në të.  Prandaj ne i shtuam zinxhir teksa unë isha duke dalë”, shkruan Kylie në foton ku tregon edhe fustanin.

-----