Ballina Lajme nacionale Kur do të mbahen zgjedhjet në degën problematike të LDK-së në Prishtinë?...

Kur do të mbahen zgjedhjet në degën problematike të LDK-së në Prishtinë? Flet kryetari aktual

12
SHPËRNDAJE

Hazir Borovci ka njoftuar se Dega e Tretë do ta caktojë vet datën e zgjedhjeve.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mblodhi sot kryetarët e degëve të LDK-së, e kryesinë e kësaj partie. Dy javë para kuvendit zgjedhor të 3 gushtit, u bë e ditur se së shpejti do të zgjidhet edhe kryetari i degës së tretë në Prishtinë, e ku siç mëson Express, ka gjasë që Arban Abrashi e Hazir Borovci të lejohen që të kandidojnë.

Përmes një publikimi në Facebook, në faqen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u bë e ditur se është diskutuar në takimin e sotëm për përmbylljen e procesit zgjedhor e Kuvendit e 3 gushtit ku do të zgjidhjen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Derisa nga LDK u tha se me këto organe udhëheqëse po bëhen gati për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qëndrore.

“Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, shkruhet në njoftim e LDK-së.

Mirëpo, përveç kësaj, sot në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Degën e Tretë në Prishtinë ku ende nuk është finalizuar procesi zgjedhor.

Në një përgjigje për Express, Hazir Borovci tha se do të vendoset në këtë degë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar dege.

“Po kemi përfunduar mbledhjen kemi diskutuar për procesin zgjedhor, sa i përket degës se tretë ne do të vendosim në degë për datën kur do të mbahen zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, në takimin e sotëm është diskutuar edhe për vendimin që Borovci dhe Arban Abrashi të përjashtohen nga gara.

Kujtojmë që pavarësisht se në disa degë pati përleshje me karrige e grushe, LDK përjashtoi nga gara për të parin e degës vetëm Abrashin e Borovcin.

-----