Ballina Sport Kuqezinjtë maten me Realin, talenti i Tiranës shënon golin e karrierës

Kuqezinjtë maten me Realin, talenti i Tiranës shënon golin e karrierës

13
SHPËRNDAJE

Shqipëria U-19 është mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 nga Reali i Madridit në ndeshje debutuese të “International Memorial Tournament”, turne ky që është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e Nevil Dedes e shënoi sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, në minutën e 44-t, falë një driblimi dhe një goditje nga jashtë zone.

Duhet theksuar që Shqipëria ka bërë një paraqitje dinjitoze në përballjen e sotme ndaj madrilenëve, duke iu afruar disa herë të tjera golit me Ibrahimin dhe Muçin.

Shqipëria U-19 do të luajë nesër në orën 18:15 ndeshjen e dytë në këtë turne, ku do të përballet me organizatorët e Dinamo Zagreb.

Të shtunën skuadra e Dedes do të luajë ndeshjen e tretë në grup kundër Olimpja Lubjanë.

The post Kuqezinjtë maten me Realin, talenti i Tiranës shënon golin e karrierës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----