Ballina Sport Kundërshtarët e “Katar 2022”, Shqipëria ka edhe historinë kundër

Kundërshtarët e “Katar 2022”, Shqipëria ka edhe historinë kundër

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shqipëria nuk pati fat në shortin e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Anglia, Polonia dhe Hungaria, skuadra që vijnë nga vazot 1, 2 dhe 3, janë kundështare shumë të forta, ndërsa Andorra dhe San Marino vështirë të marrin pikë në ndeshjet e grupit, përveçse me njëri-tjetrin.

Edhe statistikat e sfidave të mëparshme me këto rivale të forta nuk është se të bëjnë optimistë, megjithatë kjo nuk do të thotë që kuqezinjtë nuk do të tentojnë të bëjnë mrekullinë, sikurse ndodhi, në fakt, në eliminatoret e “Euro 2016”. Po cili është bilanci i Kombëtares sonë me këto skuadra?

Kundër Anglisë Jemi ndeshur vetëm në fushatë kualifikuese të botërorëve e natyrisht nuk kemi asnjë fitore, por edhe golavarazhi është i frikshëm: 12 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar.

Polakët në 11 përballje i kemi mundur vetëm një herë: 2-0 në miqësoren e vitit 1953.

Të tjerat humbje dhe tri barazime, edhe pse ende djeg goli i shënuar nga Bonjek në maj 1985, me sulmuesin e Juventusit që mbërriti i fundit në Shqipëri për shkak të finales së Kupës së Kampioneve dhe shënoi golin vendimtar të takimit.

Edhe më negativ bilanci me Hungarinë, e cila na ka shkaktuar humbjen më të thëllë në histori: 12-0, edhe psë bëhet fjalë për një ndeshje një miqësore të zhvilluar më 24 shtator 1950. Në total janë 6 takime, kemi marrë vetëm një barazim 0-0, të gjitha të tjerat janë humbje, me golaverazh të përgjithshëm (negativ) 19/0.

Ndaj Andorës natyrisht Shqipëria ka bilanc pozitiv, tri fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa San Marinon kuqezinjtë e kanë mposhtur dy herë në miqësore me të njëjtin rezultat 3-0.

 

Bilanci me Anglinë:

08.03.1989: Shqipëri-Angli 0-2 (FIFA World Cup)

26.04.1989: Angli-Shqipëri 5-0 (FIFA World Cup)

28.03.2001: Shqipëri-Angli 1-3 (FIFA World Cup)

05.09.2001: Angli-Shqipëri 2-0 (FIFA World Cup)

Bilanci me Poloninë:

06.11.1949: Poloni-Shqipëri 2-1 (miqësore)

01.05.1950: Shqipëri-Poloni 0-0 (miqësore)

29.11.1953: Shqipëri-Poloni 2-0 (miqësore)

14.10.1970: Poloni-Shqipëri 3-0 (UEFA European Championship)

12.05.1971: Shqipëri-Poloni 1-1 (UEFA European Championship)

31.10.1984: Poloni-Shqipëri 2-2 (FIFA World Cup)

30.05.1985: Shqipëri-Poloni 0-1 (FIFA World Cup)

19.10.1988: Poloni-Shqipëri 1-0 (FIFA World Cup)

15.11.1989: Shqipëri-Poloni 1-2 (FIFA World Cup)

29.05.2005: Poloni-Shqipëri 1-0 (miqësore)

27.05.2008: Shqipëri-Poloni 0-1 (miqësore)

Bilanci me Hungarinë:

20.08.1947: Hungari-Shqipëri 3-0 (Balkan Cup)

23.05.1948: Shqipëri-Hungari 0-0 (Balkan Cup)

24.09.1950: Hungari-Shqipëri 12-0 (miqësore)

11.10.2008: Hungari-Shqipëri 2-0 (FIFA World Cup)

28.03.2009: Shqipëri-Hungari 0-1 (FIFA World Cup)

04.06.2014: Hungari-Shqipëri 1-0 (miqësore)

 

Bilanci me Andorrën:

06.02.2000: Shqipëri-Andorra 3-0 (Turneu Rothmans)

17.04.2002: Andorra-Shqipëri 2-0 (miqësore)

02.06.2010: Shqipëri-Andorra 1-0 (miqësore)

25.03.2019: Andorra-Shqipëri 0-3 (UEFA European Championship)

14.11.2019: Shqipëri-Andorra 2-2 (UEFA European Championship)

Bilanci me San Marinon:

16.08.2006: San Marino-Shqipëri 0-3 (miqësore)

08.06.2014: San Marino-Shqipëri 0-3 (miqësore)

(Super Sport)

---- ----
----
-----
-----