Ballina Sport “Kumbullën me patjetër”/ Interi bën gati largimin e dy yjeve për mbrojtësin...

“Kumbullën me patjetër”/ Interi bën gati largimin e dy yjeve për mbrojtësin kuqezi

14
SHPËRNDAJE

Është vetëm 20 vjeç, por ka pas vetes disa nga klubet më të mira të Evropës. Marash Kumbulla është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Veronës, pasi me paraqitjet e tij ka ndikuar në sukseset e skuadrës. Por siguria dhe ndërhyrjet e sakta në prapavijë kanë marrë vlerësimet e shumë specialistëve dhe trajnerëve, të cilët e shikojnë si një investim me vlerë.

Për qendërmbrojtësin e Shqipërisë ofertat sa vijnë e bëhen nga ato të parezistueshmet, por skuadra që duhet se është më shumë e interesuar se kushdo tjetër për 20-vjeçarin është Interi.

Por një ekip që mund të bëjë surprizën e madhe është Fiorentina.

Vjollcët edhe pse nuk janë në rangun e Interit, apo edhe klubeve të tjera si Juventus, Napoli, Çelsi, Junajtid, Dortmund etj., duket se kanë bindur Veronën me një ofertë prej 35 milionë eurosh për kartonin e Kumbullës dhe këtij të fundit i sigurojnë një fanellë titullari dhe një pagë në rritje, duke nisur nga 1.5 milionë euro e për të arritur në 4.5 milionë euro në vitin e pestë të kontratës.

Dhe Interi duke rënë në dijeni të këtij informacioni ka vendosur që t’i bëjë një ofertë të rëndësishme Fiorentinës, vetëm për të hequr dorë nga Marash Kumbulla. Administratori i deleguar i milanezëve, Xhuzepe Marota, i garanton Fiorentinës kartonin e Dalbert (huazimi me të drejtë blerje ishte parashikuar në shifrën 13 milionë euro) shitjen definitive të mbrojtësit që aktualisht luan i huazuar në radhët e vjollcëve, por në të njëjtën kohë edhe transferimin në Firence të objektivit të madh të presidentit Komiso: Razha Naingolanin.

Mesfushori belg është një dëshirë e madhe e miliarderit italo-amerikan dhe Interi është gati që ta zhvlerësojë kartonin e “Ninxhës” deri në 20 milionë euro (oferta e bërë nga Fiorentina në verën e kaluar, por që Interi e injoroi) dhe me këto para, jo vetëm që shmang sulmin e vjollcëve, por në të njëjtën kohë mund të nisin më të qetë sulmin për surprizën më të bukur të këtij sezoni të Serisë A, shqiptarin Marash Kumbulla.

-----