Ballina Sport Kumbulla: Fitorja me Shakhtar na jep besim, mbrojtëm të gjithë së bashku

Kumbulla: Fitorja me Shakhtar na jep besim, mbrojtëm të gjithë së bashku

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Marash Kumbulla u shfaq për mikrofonat e medieve mbrëmë, pas fitores së pastër me shifrat 3-0 ndaj Shakhtar Donetsk, një kundërshtar i rrezikshëm edhe për skuadrat e mëdha në Champions League.

Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte 90 minuta në fushë dje dhe bëri një paraqitje pozitive, përveç një kartoni të verdhë të marrë në minutën e 55-të për një faull të shkaktuar.

“Sonte ne kemi mbrojtur të gjithë së bashku dhe kjo me të vërtetë ka ndihmuar. Shakhtar ka provuar gjatë gjithë sezonit se është ekip shumë i fortë. Mund të na japë diçka më shumë për të përballuar ekipet e mëdha.

Në fakt, ne gjithashtu kemi bërë presion shumë të mirë kur kundërshtari kishte topin në këmbë, veçanërisht mbrojtësit e tyre. Kjo është ajo që trajneri na kërkoi dhe mendoj se ishte një veprim i mirë”, u shpreh ylli i kombëtares sonë. /abcnews.al

 

The post Kumbulla: Fitorja me Shakhtar na jep besim, mbrojtëm të gjithë së bashku appeared first on Abc News.

---- ----
-----