Kukësi është me një këmbë larg eliminimit nga raundi i parë eliminator në Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u mposht me rezultatin 3-0 nga Debreceni që ndryshoi fytyrën gjatë pjesës së dytë.
Skuadra verilindore e dominoi pjesën e parë duke goditur edhe shtyllën, ndërsa në të dytën u shkërmoq nga hungarezët, të cilët arritën të shënonin 3 herë.
The post Kukësi zhgënjen keq, mundet nga Debreceni appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.