Ballina Lajme nacionale Kukësi në shtetrrethim/ “Rama i tmerruar, 1000 policë me snajpera, helikopterë e...

Kukësi në shtetrrethim/ “Rama i tmerruar, 1000 policë me snajpera, helikopterë e autoblinda” (VIDEO)

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në orën 19:00 në Kukës.

Axhenda e tij ka pësuar një ndryshim të vogël por me impakt te kundërshtarët, pasi ndryshe nga ç’ishte njoftuar më parë për t’u mbledhur në sheshin qendror, Rama do ta prezantojë Safet Gjicin brenda rrethimit të aeroportit të Kukësit.

Duke u nisur nga marrëdhënia jo fortë e mirë me kuksianët që pas përplasjes së dhunshme për “Rrugën e Kombit”, duket se shefi i qeverisë do të shmangë përplasjen.

Por, në kryeqendrën e Verilindjes kanë zbarkuar për të mbrojtur qeverinë dhe për të kontrolluar protestën me rreth 5 mijë mbështetës që ka paralajmëruar opozita, rreth 1000 forca policore, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edvin Paniku tmerr nga Kukesi!Miq, mbi 1000 narkopolice dhe qindra gardiste dynden ne Kukes me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikoptere e te gjitha mjetet per mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritesve guximtar te Kukesit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mardi 25 juin 2019

Sipas Berishës, në qytet janë dërguar edhe qindra gardistë të pajisur me snajpera, me gaz dhe që lëvizin autoblinda. Ai ka publikuar edhe pamjet e makinave të policisë, të cilat  shfaqen në dalje të qytetit.

“Edvin Paniku tmerr nga Kukesi! Miq, mbi 1000 narkopolice dhe qindra gardiste dynden ne Kukes me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikoptere e te gjitha mjetet per mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritesve guximtar te Kukesit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha.

---- ----
-----