
Kukësi dhe Laçi e mbyllën në një barazim 1-1 sfidën e javës së tretë mes tyre.
Në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, pjesa e parë ishte totalisht e vakët, teksa një vapë e madhe kushtëzoi këtë paraqitje.
Rasti i vetëm për diskutim, ishte ai i minutës së 18-të, ku Rroca u rrëzua brenda zone, dhe kuksianët kërkuan penallti, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri Shahinaj.
Pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nisi me Duron më kërkues, por golin e gjeti ekipi i Starovës.
Nuabueze, bëri gjithçka mirë mes mbrojtjes blu, dhe lëshoi një të djathtë nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë shans Avdylit.
Minutat kalonin, me Laçin që mbrohej, ndërsa Kukësi vazhdonte të sulmonte duke kërkuar golin e barazimit.
Pas disa tentativave, rrjetën e gjeti Musta vetëm në minutën e 87-të, pas një goli mjaft të bukur me të majtën nga jashtë zone.
Deri në fund, nuk pati më gola, dhe kështu Laçi mori pikën e parë në kampionat, ndërsa pas dy fitoreve, Kukësi u ndal për herë të parë në këtë edicion, dhe tani e sheh veten në kuotën e 7 pikëve.
The post Kukësi ndalet në shtëpi nga Laçi appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.