Ballina Sport Kukësi, gati shtëpinë e re mbeten edhe stolat e tapeti

Kukësi, gati shtëpinë e re mbeten edhe stolat e tapeti

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kukësi në dy sezonet e fundit i ka luajtur ndeshjet, sa në Kamzë, Tiranë, Elbasan apo Durrës, por që duket se vuajtjes dhe zhvillimit të ndeshjeve jashtë qytetit të tyre po i vjen fundi.

Stadiumi “Zeqir Ymeri” po shkon drejt rikonstruksionit të plotë dhe nga punimet që duken, kanë mbetur vetëm lyerja e ambienteve të jashtme dhe të brendshme, si dhe vënia e tapetit dhe e stolave.

Pjesa më e madhe  punimeve tashmë kanë përfunduar dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, nuk është çudi që kuksianët disa nga ndeshjet e këtij sezoni t’i luajnë në stadiumin e tyre që do të jetë nga më modernët në vend, por edhe me parametra sipas porosive të lëna nga UEFA, për të luajtura kombëtaret deri në ekipin A, appo dhe ndeshjet e Europës.

Natyrisht që kjo është një dhuartë që presidenti Gjici dhe Bashkia e Kukësit u bëjmë dhuratë tifozëve kuksianë, të cilët do të kenë një nga impiantet më të mira në vend, e madje për ndeshjet europiane nuk do të shkojnë deri në kryeqytet apo Elbasan e Durrës, apo Shkodër., por do të luajnë në shtëpin e tyre, çka do të jetë me të vërtetë një arritje e madhe në futboll…

---- ----
----
-----
-----