Ballina Lajme nacionale Kujtim Shala shuan çdo dilemë: Garojmë me Vjosa Osmanin, me VV kemi...

Kujtim Shala shuan çdo dilemë: Garojmë me Vjosa Osmanin, me VV kemi bashkëpunuar mirë në opozitë

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se me VV si parti opizare kanë bashkëpunuar mirë dhe kane qenë opozitë e strukturuara mirë dhe ka krijuar një raport të mirëbesimit.

Ndërsa ka hedhur poshtë që LDK të heq dorë nga posti i kryeministrit për të arritur një marrëveshje për koalcion parazgjedhor me Vetëvendosjen.

“Në dy vitet e fundit LDK dhe VV kanë bashkëpunuar mirë si parti opozitare. Ishim një opozitë e strukturuar mirë. Gjatë punës kemi arritur një nivel relativisht të mirë të bashkëpunimit. Ne po komunikojmë për të vazhduar edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim. Vjosa është kandidate e jona për kryeministre. Dhe do të jetë kryeministre e ardhshme , si kandidate e partisë më të madhe dhe partisë që do të dalë fituese nga këto zgjedhje”, ka thënë ai në RTK.

Ai bëri me dije se nuk ka pasur ambicie qoftë për të qenë në krye të LDK-së, ose për të qenë edhe kandidat për kryeministër. “Nuk e mendoj veten si politikan të karrierës e aq më pak të kandidatit për kryeministër”, ka thënë Shala.

“Ka pasur takime por vendim për koalicionin mes LDK dhe VV nuk ka ende. Ne do të donim të garojmë si parti e vetme. Kryeministri duhet të jetë nga radhët tina”, ka thënë ndër të tjera Shala.

---- ----
----
----- ----
-----