Ballina Lajme nacionale Kujdes shoferë: Policia shqipton 600 gjoba për një javë për parkimet në...

Kujdes shoferë: Policia shqipton 600 gjoba për një javë për parkimet në trotuare

22
SHPËRNDAJE

Gjashtëqind gjoba për një javë për parkimet në trotuare.

Afro 600 gjoba për kundërvajtje në trafik i ka shqiptuar Policia e Kosovës brenda tetë ditësh, që kur ka nisur aksionin për lirimin e trotuareve nga automjetet e parkuara ilegalisht, në Prishtinë.

Këto të dhëna i ka konfirmuar për “Kohën Ditore” komandanti i Stacionit Policor Qendra, duke thënë se që nga fillimi i aksionit janë regjistruar afro 600 gjoba të kundërvajtjes që janë shqiptuar. Ndërkaq, vlera e një gjobe të këtillë është 30 euro, mirëpo në bazë të ligjit, nëse gjoba paguhet brenda 15 ditësh që nga shqiptimi i saj, shuma paguhet përgjysmë më pak, pra është vetëm 15 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Xhafa ka bërë të ditur se aksioni për lirimin e trotuareve nga veturat ka nisur në bazë të planit, i cili që nga fillimi përfshin tri faza.

E para është faza e vetëdijesimit, lajmërimit të qytetarëve se aksioni do të fillojë; faza e dytë është ajo e implementimit, në të cilën edhe gjendemi ne aktualisht dhe e cila ka filluar prej datës 10 të këtij muaji dhe do të zgjatë deri më 24 qershor. Dhe faza e tretë është faza e vlerësimit të planit, ka theksuar Xhafa.

-----