Ballina LifeBizare KUJDES: Në marketet në Maqedoni shiten produkte fallco – FOTO

KUJDES: Në marketet në Maqedoni shiten produkte fallco – FOTO

24
SHPËRNDAJE

Nëse keni blerë dy-tre muajt e fundit shampona “Head & Shoulders” nëpër të gjitha dyqanet, marketet apo supermarketet në Maqedoni të dini se jeni mashtruar. Të gjitha shamponat e këtij brendi janë fallco dhe ju jo vetëm që keni harxhuar paratë kot por mund edhe të sëmureni nga prodhimet fallco.

Nga një investigim në marketet dhe supermarketet në Tetovë portali Shqipmedia ka arritur të konstatoj dhe me fakte të paraqes produktet fallco që u shiten qytetarëve. Madje shamponat fallco të “Head & Shoulders” nuk shiten vetëm në dyqanet apo marketet lokale por edhe në supermarketet e mëdha që shumica prej neve nuk na shkon ndërmend se edhe aty shiten produkte fallco. Deri tani dy supermarkete të mëdha që gjenden në qendër të Tetovës pas insistimit tonë kanë konstatuar se vërtet shamponat në fjalë janë falsifikat dhe kanë lajmëruar përgjegjësit e tyre në Shkup ndërsa njëri supermarket që gjendet në qendër të Tetovës na tha se është marrë vendimi për tërheqjen e këtij produkti.

Po si të dallojmë që produkti në fjalë është origjinal apo falsifikat?

Shamponat fallco menjëherë pas larjes së kokës nuk e kanë efektin e tyre të dëshiruar madje shpesh pas disa orëve shkakton irritim të lëkurës së kokës dhe kruarjen e saj. Por mënyra jurudike si të konstatoni se shamponi është fallco është që me nje faculetë të lagur me alkool që provoni të fshini numrin serik që gjendet pas produktit ( shiko foton ). Nëse numri serik fshihet ajo dmth është falsifikat ndërsa origjinali e ka të printuar me printer dhe nuk fshihet në asnjë mënyre na treguan nga departamenti për produkte fallco pranë Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë.

Shënim plus: Në marketet lokale të lagjeve tuaja mund të hasni edhe produkte tjera të higjienës apo detergjente fallco. Kontrolloni para se me i blerë pasi ju jo vetëm që harxhoni paranë kot por edhe nuk e merni efektin e duhur dhe me e fundja mund të sëmureni nga ato produkte.Shqipmedia

The post KUJDES: Në marketet në Maqedoni shiten produkte fallco – FOTO appeared first on ShqipMedia.

-----