Ballina Lajme nacionale Kujdes: Kështu ndikon në shëndet moti i ndryshueshëm

Kujdes: Kështu ndikon në shëndet moti i ndryshueshëm

23
SHPËRNDAJE

Moti i ndryshueshëm, me shumë ndikime në shëndetin tonë.

Një ditë me diell, e një ditë tjerë me shi e breshër. Ndryshime të tilla të motit, nga temperatura të ulëta në të larta, e kanë përcjellë javëve të fundit Kosovën.

Pashmangshëm se këto ndryshime ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve. Këtë për emisionin #gjesi në T7 e pohon edhe doktoresha, njëherësh specialiste e mjekësisë familjare në QKMF, Drita Peqani.

Sipas Peqanit, më të atakuarit nga këto ndryshime janë personat me sëmundje kronike, sëmundje të mushkërive, personat e moshuar dhe fëmijët.

Edhe qytetarët pohojnë se këto ndryshime po kanë ndikim të madh në imunitetin e tyre.

E, kur përballen me temperatura të larta, qytetarët gjejnë mënyra të ndryshme për t’iu ikur atyre. Disa kërkojnë hije, disa përdorin kapela e të tjerë freskuese dore.

Ditëve të fundit, temperatura më e lartë ka arritur deri në 35 gradë.

-----