Ballina Sport Kufizimi i mandatit të Dukës, shefi juridik i FSHF: FIFA e sugjeroi,...

Kufizimi i mandatit të Dukës, shefi juridik i FSHF: FIFA e sugjeroi, nuk e pamë si të detyrueshme

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

FSHF ka vendosur këtë javë të ndryshojë statutin e saj dhe sipas institucionit të futbollit, ka vepruar në bazë të sugjerimeve që i kanë ardhur nga FIFA e UEFA. Por një nga sugjerimet kryesore nuk është marrë për bazë ndonëse FIFA e ka kërkuar prej tre vitesh, ai i kufizimit të mandateve.

FIFA u ka kërkuar federatave që të përshtatin statutet e tyre duke kufizuar në tre mandatet për president e anëtar Komiteti Ekzekutiv, siç ka bërë organizata botërore. Shefi i zyrës juridike në FSHF, Aldi Topçiu, ka shpjeguar në “Rubrika Sportive” se grupi i punës që kihste hartuar statutin, nuk e kishte parë si “detyrim” zbatimin e këtij udhëzimi të FIFA-s.

“Ka sugjerime që janë të detyrueshme e të tjera që janë sugjerime. Ka një statut standart që FIFA ua dërgon çdo federate dhe në bazën e çdo statui ka detyrime të cilat janë të sanksionuara si të tilla. Pastaj ka qarkore që bëjnë rekomandime të ndryshme për mirmënaxhimin dhe mbarëvajtjen. Në diskutimet me grupin e punës nuk është sjellë si diçka e detyrueshme për t’u zbatuar”, tha ai, duke bërë të qartë se për sa kohë që FIFA nuk do e bënte me detyrim, mandatet e Dukës nuk do të kufizoheshin.

Ndërkohë, ai me sa duket është i pakënaqur me cilësinë e kandidatëve që ka parë këto vite në garë në FSHF dhe që kanë prodhuar presidentin apo anëtarët e Komitetir Ekzekutiv të këtij institucioni. “Kriteri politik prisja që të përmendej si hap pozitiv, nuk di pse është lajm i keq për futbollin. Unë personalisht jam që të vendosen edhe më shumë kritere se kështu mund të rritet cilësia e kandidatëve për president e anëtarë të Komitetit Ekzekutiv”, tha Topçiu.

---- ----
----
-----
-----