Ballina Sport Ku Neymar? Braziliani sërish jashtë fushës

Ku Neymar? Braziliani sërish jashtë fushës

12
SHPËRNDAJE

Ylli problematik i PSG nuk do të luajë as sot ndaj Strasbourg, në ndeshjen që starton nga ora 17:00.

Neymar është lënë jashtë skuadrës së Paris St-Germain për javën e dytë radhazi ndërsa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e tij.

Lojtari 27-vjeçar, i cili humbi ndeshjen hapëse së PSG kundër Nimes fundjavën e kaluar, ka qenë subjekt i ofertave nga Barcelona dhe Real Madrid.

Sidoqoftë, klubi francez nuk ka pranuar ende një ofertë për sulmuesin e Brazilit.

Neymar, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017, ka shënuar 34 gola në ligë në dy sezone në ‘Parc des Princes’.

Në fitoren 3-0 ndaj Nimes, tifozët e PSG mbajtën një pankartë duke i thënë Neymar që të “largohej” pasi drejtori sportiv Leonardo zbuloi se bisedimet në lidhje me largimin tij ishin “më të avancuara se më parë”.

The post Ku Neymar? Braziliani sërish jashtë fushës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----