

Një çift britanik u shokuan pas pushimeve në Francë. Sapo arritën në shtëpi, ata hapën bagazhin e makinës, por zbuluan se aty ishte fshehur në emigrant ilegal 17-vjeccar.
Simon Fenton, 57 vjeç parkoi makinën e tij në Neëbury, Berkshire dhe aty dëgjoi gruan e tij, Sallyn teksa bërtiste. Ajo pa fillimisht një këpucë, ndërsa më pas vërejti diçka që po lëvizte.
Më pas, ata vërejtën se doli një djalë i ri. Çifti zbuluan se emigranti që ndodhej në makinë ishte një 17-vjeçar nga Egjipti. Ata lajmëruan policinë, e cila e dërgoi djaloshin në kampin e refugjatëve.