Ballina Lajme nacionale Kryeziu: Takimi në Berlin në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriqit...

Kryeziu: Takimi në Berlin në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriqit tregon se diçka po fshihet

14
SHPËRNDAJE

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka folur sot për Samitin e Parisit dhe për takimin e mbajtur sot në Berlin në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se shtyrja e mbajtjes së tij nuk dihet nëse është lajm i mirë ose i keq.

“Kosova ka hyrë në një cikël të ri të procesit të dialogut. Nuk besoj se taksa është vënë për ta penguar dialogun. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bëjë presion për dialogun sepse Kosova ka qenë pjesë e dialogut”, ka thënë Kryeziu, në Klan Kosova.

“Kosova nuk e meriton që të kushtëzohet për pjesëmarrje dhe nuk duhet ta pranojë kushtëzimin e Serbisë për pjesëmarrje në dialog”.

Kryeziu ka thënë se takimi i mbajtur në Berlin së fundmi në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriq tregon se diçka po fshihet.

“Transparenca për publikun nuk është e mjaftueshme nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në atë takim. Gjithsesi po fshihet. Në skenën tonë politike ka pasur fshehtësi”.

Kurse për iniciativën e shoqërisë civile që të tërhiqet projektligji i tanishëm për financimit e partive politike të cilin e ka paralajmëruar sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ai ka theksuar se sot kanë marrë për këtë edhe përkrahjen e partisë më të madhe opozitare.

“Deri sot nuk ka pasur një deklarim të LDK-së për këtë, por sot doli Avdullah Hoti dhe tha se s’do ta votojnë”.

“Nuk guxojmë që ligjin t’ia përshtatim vetes së si të vihet më lehtë te paraja e cila nuk dihet se nga vjen. Besojmë se javën tjetër do të tërhiqet projektligji.. Ka grupe të ndryshme të interesit, por janë tre aktertë që janë pro iniciativës: Vetëvendosje, LDK dhe Kryeministri. Ligji me të gjitha këto ndryshime nëse shkon në seancë nuk do të mund të riparohet”.

-----