
Kryetarii LPD-së Shqiprim Musliu përkujton me homazhe dëshmorin Artan Abazi në fshatin Lluçan.
Musliu shkroi për dëshmorin dhe heroin tonë në rrjetin social facebook ku mbi të gjitha tha:
Në përkujtim të Artan Abazit dëshmorit të kombit e të UÇPMB-së, sot më 18 shkurt në 19 vjetorin e rënies heroike të tij, kujtuam e revokuam gjithë ngjarjen e asaj dite, si dhe e nderuam me homazh ne vendin e ngjarjes tek lapidari në fsh.Lluçan si dhe në vendin e prehjes së tij në fsh.Dobrosin.
Kontributi i tij dhe jeta që i dha atdheut për liri e çlirim, është pjesë e pandashme e misionit dhe amanetit që na e lanë brezave tanë.
Lavdi për Artan Abazin,
Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut.