Ballina AKTUALE Kryetari i VATRA-së Kushtrim Kadriu, takohet me kryetarin e PDSh-së Ragmi Mustafa

Kryetari i VATRA-së Kushtrim Kadriu, takohet me kryetarin e PDSh-së Ragmi Mustafa

99
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot përmes një komunikate nga organizata Vatra në Gjilan, kryetari i kësaj iniciative Kushtrim Kadriu i ka uruar sukses, Ragmi Mustafës në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke u shprehë se beson në fitorën e PDSh-së në Preshevë.

Në komunikatën e publikuar thuhet: Sot pata kënaqësinë të pres në takim z. Ragmi Mustafën- kryetar i PDSH- së dhe ish kryetar i Preshevës, me të cilin diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen ata, ashtu siç janë të diskriminuar dhe të pushtuar nga Serbia.
I urova z. Mustafës suksese në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke shprehur bindjen e thellë se ai dhe partia e tij PDSH, do të dalin fitues në zgjedhjet e 28 Marsit.
Z. Mustafa shprehu indinjatën e tij në lidhje me pasivizimin e shtetësisë të cilën organet serbe po ua bëjnë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, duke tentuar që ta zhbëjnë faktorin shqiptar atje. Ai, gjthashtu shprehu bindjen në fitoren e tij në zgjedhjet e 28 Marsit dhe njëkohësisht bëri thirrje që Luginasit që jetojnë në Kosovë dhe të cilët kanë të drejtë vote, të dalin sa më masovikisht në këto zgjedhje.
Për fund, e falënderova përzemërsisht z. Mustafën për bashkëpunimin e tij të sinqetë me Lëvizjen Qytetare Vatra që nga themelimi i saj e deri më tani, duke u dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje në të ardhmen.
U bëjë thirrje të gjithë luginasve me të drejt vote që sa më masovikisht të dalin në këto zgjedhje.

---- ----
-----