Ballina Lajme nacionale Kryetari i Prizrenit shkarkon nga detyra Drejtorin e Arsimit

Kryetari i Prizrenit shkarkon nga detyra Drejtorin e Arsimit

26
SHPËRNDAJE

Haskuka shkarkon nga detyra Drejtorin e Arsimit.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrur vendim për shkarkimin e Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj, për shkak të akuzave për parregullsi në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.

Përmes një postim në ‘Facebook’, Haskuka ka bërë të ditur që shkarkimi i Gani Gërmizaj, ka ardhur dje pas përfundimit të orarit të punës.

“Dje para përfundimit të orarit të punës, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Gani Gërmizaj, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie”, ka shkruar Haskuka.

-----