Ballina Lajme vendore Kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu u takua me Jetish Jasharin shefin e...

Kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu u takua me Jetish Jasharin shefin e zyrës së Republikës së Kosovës në Beograd

728
SHPËRNDAJE

Kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu sëbashku me kryetarin e kuvendit komunal të Bujanocit dr.Adnan Salinun, u takuan në Bujanoc me ambasadorin e sapo emëruar të Kosovës në Beograd, z.Jetish Jasharin.

Musliu u shpreh se e mirëpritem Jetish Jasharin dhe e njoftova me planporgramin tonë e objektivat që kanë të bëjne me ruajtjen e bërthamës kombëtare në vend.

Musliu mbi të gjitha tha :

Sot në Bujanoc mirëpritëm ambasadorin e sapo emëruar të Kosovës në Beograd, z.Jetish Jasharin.

z.Jasharin e njoftova me disa objektiva të cilat janë pjesë e planprogramit tonë, objektiva këto të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e substancës kombëtare në këtë vend.

Për realizimin e këtyre objektivave mbështetja e Kosovës dhe Shqipërisë është e domosdoshme.

Në fund, z.Jasharin e njoftova se shtëpia ime prej sot është edhe shtëpia e tij, i mirëseardhur do të jetë në çdo kohë.