Ballina AKTUALE Kryetari i Kuvendit Komunal Dr. Adnan Salihu ka uruar zgjedhjen e Kryeministrit...

Kryetari i Kuvendit Komunal Dr. Adnan Salihu ka uruar zgjedhjen e Kryeministrit dhe Kryeparlamentares së Kosovës

77
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Dr. Adnan Salihu, ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për zgjdhjen e tyre në pozitat e Kryeministrit dhe Kryeparlamentares së Republikës së Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi qeverin Kurti partia e të cilit mori më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.Njiherit edhe Vjosa Osmani u zgjodh kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Urime Albin urime Vjosa.Besoj shumë që të dy si të ri me shumë energji por edhe me shumë përvojë në politikë do të japin një kontribut të madh për prosperitetin e Republikës së Kosovës.Nëse qeveria Kurti arrinë të implementoj programin qeveritar qē është prezentuar para deputetëve atëher Kosovën e pret një zhvillim ekonomik,social,luftë kundër korrupsionit dhe funksionim të shtetit ligjor.Ne nga lugina e Preshevës presim që kjo qeveri do të jetë adresa ku do të dëgjohen kërkesat tona dhe do të na zgjasë dorën ndihmēs sa herë që kemi nevojë.Gjithashtu shpresoj dhe besoj se ne bisedimet me Sërbinë në kordinim me faktorin politik tē Luginës së Preshevës do të angazhohet për të drejtat tona dhe për statusin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Urime!

---- ----
----
-----
-----