Ballina AKTUALE Kryetari i komunës të Bujanocit ka uruar Shqiptaret per festën e 28...

Kryetari i komunës të Bujanocit ka uruar Shqiptaret per festën e 28 Nëntorit

164
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i komunës të Bujanocit ka uruar të gjithë Shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke i kujtuar qytetaret që ky Nëntorë nuk kishte organizime pos ngritjes të flamurit kombëtarë për festë shkaku i pandemies Covid.

Arifi, gjatë vendosjes të flamurit kombëtarë në godinen e Komunës së Bujanocit

Çdo herë më 28 Nëntor kujtojmë sakrificën e gjeneratave të tëra që punuan palodhshëm që kombin tonë ta radhisin përkrah popujve të përparuar dhe vlerave të civilizimit perëndimor. Është koha që të reflektojmë dhe të trashëgojmë vlera të mirëfillta që gjeneratat e ardhshme të ndjehen krenarë.

----

Këtë vit, ndonëse pa ndonjë manifestim përshkak të pandemisë, shqiptarët në Bujanoc dhe Luginë i gjen më të bashkuar se kurrë, pikërisht ashtu si flamuri kombëtar që simbolizon unitetin kombëtar.

Duke shpresuar që në një të ardhme të afërt do të lejohet ligjërisht përdorimi i simboleve kombëtare, ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar!

GËZUAR 🇦🇱

----- ----