Ballina AKTUALE Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi viziton shkollën fillore “Naim Frasheri”

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi viziton shkollën fillore “Naim Frasheri”

306
SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme, shkollën fillore “Naim Frasheri” në Bujanoc e ka vizituar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

I shoqëruar nga drejtori i shkollës, Fadil Ebibi dhe stafi pedagogjik, kryetari Arifi, ka vizituar ambientet e shkollës, i cili ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës tonë.

Arifi është zotuar se do ta ndihmoj shkollën fillore “Naim Frasheri” në Bujanoc, e duke filluar që nga çatia e shkollës e cila prej vitesh pikon. Shumë shpejt do filloj puna për ndërrimin e një pjese të çatisë (kulmit) të shkollës.

Shkolla fillore “Naim Frasheri” në Bujanoc, faleminderon kryetarin Arifi dhe stafin e tij për vizitën dhe zotimet që bëri për ta ndihmuar shkollën tonë me disa projekte.

-----