Ballina AKTUALE Kryetari i KKSh-së viziton MPB-në në Republikën e Kosovës

Kryetari i KKSh-së viziton MPB-në në Republikën e Kosovës

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dje, me bashkëpunëtor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm kënaqësinë të mirëpritemi në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij.

Duke uruar Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, shpreha gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes institucioneve tona.

Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës, në një kohë kur janë duke u përballë me pasivizimin e adresave tashmë të konfirmuara hetimet nga Parlamenti Evropian dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjithashtu në takim, potencova edhe sfidat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me dokumentet e njoftimit dhe të qarkullimit me fokus të veçantë tek qytetarët apatrit dhe lehtësimin e komunikimit fizik mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës.

Nga Ministri Sveçla morëm zotimin e intensifikimit të komunikimit mes dy institucioneve, dhe gatishmërinë e tij për një bashkëpunim më të ngushtë për zgjidhjen e sfidave që rëndojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

---- ----
----
-----
-----