Ballina AKTUALE Kryetari i KKSH-së sot është duke qëndruar në Komunën e Medvegjës

Kryetari i KKSH-së sot është duke qëndruar në Komunën e Medvegjës

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Ragmi Mustafi sot po qëndronë në komunën e Medvegjës, në bashkëbisedim me kordinatoren e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Lirona Zuka ka vlerësuar lartë punën e vyeshme dhe angazhimin e pakursyer për të mbështetur shqiptarët e diskriminuar atje.

Medvegja është ndërgjegja jonë kolektive, është thirrja për unitet e solidaritet. Zyrja e KKSH-ës është e të gjithëve dhe për të gjithë. Është pikëtakimi i realitetit të hidhur dhe mundësisë për ta artikuluar.Keep up, good work Lirona!, ka thënë Mustafi.

Kryetari i KKSh-së, Ragmi Mustafi ka vizituar edhe shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tupallë, ku është mirëpritur nga nga drejtoresha e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, znj. Arlinda Kadriu, Kadriu me gjithë energjinë pozitive që drejton shkollën më njoftojë me vështirësitë dhe sfidat e jashtëzakonshme të kësaj shkolle në vendbanim më të madh të shqiptarëve të Medvegjës.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve e paraleleve është një kërcënim permanent. Mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle vërtetë janë vija e fundit e mos dorëzimit ndaj realitetit të egër të shpopullimit, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

---- ----
-----